Rritja është një proces i rëndësishëm fiziologjik që karakterizon gjithë periudhën e fëmijërisë deri në moshën adulte”.
Shtatshkurtësia definohet si lartësi e shtatit më shumë se 2 SD (standart deviations) poshtë mesatares për moshë dhe seks. Edhe pse ka një numër të madh shkaqesh mjekësore që mund të japin shtatshkurtësi, përfshirë këtu deficitin e hormonit të rritjes (GH), hypotiroidizmin, sindromin Turner, sëmundjet inflamatore të zorrës, sëmundjet renale, malnutricionin, etj., shumica e fëmijëve me shtat të shkurtër janë krejt normal.
VLERËSIMI KLINIK I STATURËS SË SHKURTËR
Lidhur me identifikimin e staturës së shkurtër, janë përcaktuar kritere të sakta dhe një protokoll i detajuar diagnostik. Hapi i parë është të identifikojmë praninë e një problematike të rritjes në gjatësi. Kjo realizohet nëpërmjet vlerësimit të një nga tre kriteret antropometrike të mëposhtme:
1. Lartësia/gjatësia poshtë percentilit 0.1 ( më poshtë se -3 SD), ose
2. Shpejtësia e rritjes poshtë percentilit 2.3 (më poshtë se -2 SD), ose
3. Staturë e shkurtër më poshtë se 1.5 SD nga lartësia mesatare prindërore (që korrespondon me rreth 10 cm diferencë nga lartësia adulte nëse përdoren vlerat e referencës së CDC).
Nëse një nga kriteret e paraqitura më sipër është i vërtetë atëherë fillohet investigimi për identifikimin ose përjashtimin e shkaqeve të mundshme shkaktare të staturës së shkurtër.
Në Klinikën GJIKOPULLI do të gjeni celësat e zgjidhjes së dilemave në lidhje me rritjen e fëmijës tuaj. Në Klinikën GJIKOPULLI përdoren grafikët standarte të indikatorëve të rritjes për moshat 0-5 vjec ANTHRO dhe ato referencë për moshat 5-19 vjec ANTHRO PLUS, të ndërtuara dhe aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH – WHO).