Obeziteti në moshat pediatrike


Obeziteti përkufizohet si tepricë e indit dhjamor në organizëm, çka rezulton me rritje në peshë për llogari të këtij indi dhe që shpesh rezulton në dëmtime të konsiderueshme të shëndetit dhe jetëgjatesisë.

Obeziteti në shumicën e rasteve nuk është gjendje endokrine primare, por mund të jetë edhe një prezantim i një sëmundje specifike. Sidoqoftë, pasojat e obezitetit shkaktojnë sëmundshmëri endokrine siç është Diabeti Mellitus Tip2 (T2DM).

Si matet obeziteti?

Shumë teknika janë përdorur për të vlerësuar shkallën e obezitetit në organizëm por BMI (Body Mass Index – Indeksi i Masës Trupore) është adoptuar si standard ndërkombëtar për vlerësimin e adipozitetit.

BMI kalkulohet si raport i peshës trupore të shprehur në kilogram me katrorin e gjatësisë të shprehur në metër:

BMI=Peshë trupore (kg) / Gjatësi trupore (m)²

Në Klinikën GJIKOPULLI përdoren grafikët standarde të indikatorëve të rritjes për moshat 0-5 vjec dhe ato referencë për moshat 5-19 vjec të ndërtuara dhe aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH – WHO).

Klasifikimi i Obezitetit

Primar (1°), shpesh njihet si “exogen ose obezitet i thjeshtë”
Sekondar (2°), si rezultat i një patologjie tjetër.

Trajtimi i Obezitetit

• Dieta “Moshë specifike”
• Aktiviteti fizik
• Përdorimi i barnave (i rrallë)

Për më shumë konsultoni fëmijën tuaj në Klinikën GJIKOPULLI.
Kujdesi për shëndetin e fëmijës tuaj sot është investimi më i mirë për jetën nesër.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *